Telegrafi

Një ditë një milion klikime për “Pika Pika” të Melinda Ademit

Melinda Ademi në klipin e ri (Foto: YouTube)

Rap – artistja shqiptare, Melinda Ademi, para një ditë lansoi projektin e ri muzikor “Pika Pika”.

Kjo këngës e saj u mirëprit nga publiku dhe fansat e shumtë të saj, pasi vetëm për një ditë ka grumbulluar mbi një milion shikime.

E veçanta e këtij projekti ishte edhe aktori Osman Azemi në rolin Teta Gjylit, ku edhe para disa muajve Ademi lansoi një ‘diss’ kundrejt Taynës dhe Rinës me një video të titulluar Teta Gjyli.

Bukuroshja edhe në këtë videoklip vjen mjaft atraktive dhe në formë, ndërsa nuk munguan as skenat provokuese nga ana e saj.

Ademi pëlqehet mjaft shumë për stilin muzikor dhe kjo tanimë dëshmohet në bazë të klikimeve që merr.

Theksojmë se këngëtarja shqiptare ka bërë bujë gjatë këtij viti ku lirshëm mund të thuhet se është njëra ndër femrat më të kërkuara në treg. /Telegrafi/