Site icon Telegrafi

Një ditë e plotë kushtuar kulturës sportive dhe urbane përmes ‘3×3 Prishtina’

3×3 Prishtina, njëra nga ngjarjet më atraktive në Prishtinë u mbajt me 6 shtator, ngjarje e cila u mbajt për herë të tretë me radhë në qytetin e Prishtinës. 3x3Prishtina, ngjarje kjo e cila bashkoi Streetball-in me Hip-Hop, bashkoi shumë sportistë dhe adhurues të sportit të basketbollit dhe shumë personazhe publike.

Pjesëmarrës ishin 10 ekipe ku morën pjesë ekipet nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Ekipi fitues ishte ‘The Answer’ nga Shkodra të cilët arritën në finale kunder ekipës ‘Alfa L’ nga Istogu.

Ngjarja ofroi shumë atraksione dhe dinamika të ndryshme përmes ‘Dunk Challenge’ të cilën e fitoi Kujtim Ujkani, ‘Three-Point Challege’ të cilën e fitoi Alban Latifaj, si dhe performanca nga Lumi B për audiencën prezente.

Kësaj radhe, 3×3 Prishtina International Satellite Tournament, e lincensuar nga Fiba 3×3, u mbajt me numër të limituar të shikuesve shkaku i situatës së krijuar nga Covid-19 duke marrë masa për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Emri i 3×3 mori bujë të madhe ku u pa tek shumë persona me renome, media të ndryshme dhe në rrjetet sociale të shumë miqve, familjarëve dhe bashkëpuntorëve të 3×3 Prishtina. Ngjarja e 2020-ës e është bëre ende më atraktive me organizimin e shumë lojërave shpërblyese, lansimin e fanellave të dizajnuara në frymën sportive dhe urbane, lansimin e linjës së re e rrobave të dizajnuara  me motivet e hyjneshës në fron, simbol i cili përfaqëson kryeqytetin dhe 3×3.

Ngjarja është duke u përkrahur nga Komuna e Prishtinës, Ministira e Kulturës Rinisë dhe Sportit,  Federata e Basketballit të Kosovës, Kujtesa, EBC Cosmetics, TEB, Mighty Rain, IAS Watches, Uji Maya, BiPharm, Think B Agency, Telegrafi, Express, T7, Indeksonline, Black Bird Marketing, Eat Mucho dhe AMC Corporation.

Exit mobile version