Aktori i njohur Blerim Destani është mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar. Ndonëse ka kohë që nuk ka qenë pjesë e projekteve filmike, ai ka bërë të ditur së fundmi se shumë shpejt do të nisë një projekt të ri me aktorin Xhevdet Jashari.
Së fundmi ai ka treguar përmes rrjeteve sociale se jo të gjitha ditët e tij shkojnë mirë. Në llogarinë zyrtare në Instagram, Blerimi ka publikuar një fotografi ku shihet i ndalur në mes rrugës, për shkak se i është prishur makina.
“Ditë e keqe”, ka shkruar aktori në mbishkrimin e fotos, gjersa ka kërkuar menjëherë ndihmë nga mekanikët, të cilët më pas i kanë rregulluar problemin që kishte. /Telegrafi/