Site icon Telegrafi

Një ditë e jetës së liderit shpirtëror Dalai Lama: Këta janë terminët më të rëndësishëm për meditim

A dëshironi edhe ju ndonjëherë të shihni orarin dhe ritualet e liderëve të mëdhenj religjiozë?

Pikërisht këtë dëshirë e ka pasur PicoIyer, shkrimtar dhe gazetar britanik, që përgatiti përmbledhjen e titulluar “Një ditë në jetën e Dalai Lamas” për një edicion special me rastin e 80-vjetorit të lindjes, më 6 korrik 2015, transmeton Telegrafi.

Ai është një lider shpirtëror si askush tjetër dhe e thekson rëndësinë e lumturisë dhe paqes së botës çdo minutë të ditës.

Thëniet e tij shpërndahen përgjatë botës dhe merren parasysh nga gjithsecili që dëshiron ta bëjë një jetë pozitive e të përmbushur.

“Çdo herë kur mësoj diç të re, e përfshij atë në përditshmërinë time. Kështu kam arritur deri aty që obligimet e mia, lutjet e përditshme të zgjasin rreth katër orë”, i ka zbuluar Dalai Lama.

“Më së shpeshti zgjohen rreth orës 3:30 të mëngjesit. Në fillim meditoj pak, pastaj bëj faljen dhe lahem.

Pas kësaj shëtis pak jashtë. Për atë kohë pandërprerë them ndonjë mantër apo bëj ndonjë formë meditimi. Pastaj në orën 5:15 ha kafjall dhe pastaj në orën 5:30 e dëgjoj ‘Zërin e Amerikës‘, të emetuar në gjuhën tibetiane.

BBC-ja shpesh emeton ndonjë përmbajtje lidhur me Tibetin dhe Kinën, andaj shpesh e dëgjoj edhe BBC-në. Pas kafjallit, edhe pak meditoj dhe pastaj zakonisht studioj filozofinë tibetiane apo ndonjë tekst të rëndësishëm. Nëse kam ndonjë punë urgjente, shkoj në zyrën time ndonjëherë edhe para drekës lexoj gazeta dhe revista – Newsweek, Time, Far Eastern Economic Review dhe disa gazeta indiane.

Edhe pjesa tjetër e Dalai Lamas është e përcaktuar në arritjen e shpirtërores

E, po. Në orën 7:30 gjithmonë dëgjoj lajmet botërore të BBC-së. Gjithmonë. Unë jam i varur nga ai program. Kur jam në ndonjë vizitë të ndonjë shteti të huaj dhe kur nuk mund t’i dëgjoj për shkak të dallimeve kohore apo nuk kam kohë të mjaftueshme, vërtet ndihem që diçka më mungon atë ditë. Ndihem sikur nuk di se çfarë ka ndodhur atë ditë në botë. BBC-ja gjithmonë është shumë e mirë dhe objektive, vërtet mendoj kështu.

Pas drekës, shkoj në zyrë rreth orës 17:30. Pastaj, në orën 18:00 pi çajin e mbrëmjes – si murg budist, nuk ha darkë, ndonjëherë ha vetëm disa biskota apo pak bukë. Në atë kohë gjithmonë shoh Programin televiziv të BBC-së. Në mbrëmje meditoj rreth një orë, para se të shkoj të fle gjumë në orën 20:30. Ai më është meditimi më i rëndësishëm. Gjumi është meditimi më i shpeshtë për çdo njeri, madje edhe për zogjtë. Jo për nirvanën, por për mbijetesë”.

Dalai Lama lindi në 6 korrik 1935 në një familje bujqish në Tibetin Verilindor. Ai është lideri i sektit “Yellow Hat” të budistëve tibetianë dhe fitues i Çmimit Nobel.

Tradicionalisht, Dalai Lama është konsideruar si mishërimi i disa prej liderëve shpirtërorë, që janë zgjedhur me qëllim që të ndriçojnë të tjerët. /Telegrafi/

Exit mobile version