Telegrafi

Një dimër me ngjyra

Portokalli, okër, ciklaminë, jeshile, vjollcë: ngjyrat do vazhdojnë të shoqërojnë stinën e ftohtë me tone të ndezura dhe të gjalla.

Siç e mësuam këtë verë, stili ‘color block’ konsiston në kombinimin e veshjeve me ngjyra të forta. Për të mbetur në trend dhe për të shmangur efektin ‘too much’, rregulli është që mos t’i kalosh kurrë tri ngjyra. Duke u nisur nga kjo, gjithçka tjetër është e mundur: ngjyrat shfaqen në aksesorë, veshje, geta, këpucë, flokë. /Telegrafi/