Telegrafi

Një diamant blu shumë i rrallë shitet me një çmim mbi 40 milionë dollarë

Një diamant blu shumë i rrallë u shit për mbi 40 milionë dollarë në ankandin “Christie’s” në Gjenevë.

Diamanti “Bleu Royal” 17.61 karat, në formë dardhe, u shit saktësisht me një çmim prej 43.8 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.

“Ky diamant është ndër më të rrallët që është zbuluar”, tha shtëpia e ankandeve në një deklaratë.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur”, tha Max Fawcett, kreu i stolive të Christie’s në Gjenevë.

Diamanti i bukur blu pritej të shitej për 35 milionë dollarë. /Telegrafi/