Një spital në qytetin gjerman të Braunschweig, Saksonia e Ulët, ka marrë një shumë të madhe parash nga një dashamirës anonim.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, stafi u gëzua të hënën kur morën dhuratën bujare e cila u dorëzua nga gazeta lokale Braunschweiger Zeitung.
“Ne nuk mund t’i fshijmë buzëqeshjet nga fytyrat tona sot”, ka thënë Petra Gottsand, drejtore e Am Hohen Tore Hospice.
Sipas gazetës, donatori siguroi stafin se paratë vinin nga të ardhurat e taksuara, dhe kërkoi anonimitet.
Ai paketoi vetë çantën e parave dhe shkroi ‘çanta me fat’ mbi të, tha menaxheri i spitalit ndërsa Gottsand dhe ekipi i saj tani do të diskutojnë se për çfarë do të përdoren paratë.
Dhuruesi i panjohur shkroi në letrën e tij shoqëruese: “Ta lehtësosh jetën e njerëzve të sëmurë rëndë është një shenjë e ngrohtësisë njerëzore dhe kërkon respekt dhe mirënjohje”.
Ky spital/bujtinë ka 12 dhoma për të siguruar kujdesin për njerëzit që kanë sëmundje terminale. /Telegrafi/