Telegrafi

Një dhuratë speciale nga Miniera e Trepçës për Dafina Zeqirin (Foto)

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka pak ditë që është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe menjëherë i është kthyer punës me koncerte dhe realizimin e këngëve të reja.

Natën e ndërrimit të viteve ajo e festoi në Kosovë, gjersa nuk mungoi angazhimi i saj me koncerte në disa prej qyteteve, ku u gjend pranë fansave në këto ditë festash.

Lexo po ashtu Noizy përfundon në banesën e Dafina Zeqirit?! (Foto)

Ajo është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, gjersa ka publikuar së fundmi disa fotografi, përmes së cilave ka treguar se ka marrë një dhuratë të veçantë nga nga Miniera e Trepçës.

Këngëtares Zeqiri i është dhuruar një hartë e Kosovës e punuar me gurë mineralë të minierës, gjersa ko dhuratë duket ta ketë gëzuar shumë atë, përderisa ka shprehur falenderimin përmes rrjetit Instagram Story. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri merr këtë dhuratë speciale nga Trepça. Foto nga Instagram Story.