Site icon Telegrafi

Një dhuratë nga Kosova për Andi Lilën (Foto)

Djelmoshat kuqezi janë kthyer në vendlindje pas paraqitjes fantastike në Euro 2016.

Në drekën e përbashkët që po zhvillohet në Tiranë e ftuar nga kryeministri Edi Rama, e ku janë të ftuar edhe një delegacioni nga Kosova, nuk kanë munguar edhe dhuratat për djelmoshat kuqezi.

Andi Lilës i ka pëlqyer shumë një figurë në këmishën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ku ishin dy flamujt i Kosovës dhe i Shqipërisë bashkë.

Këshilltari i tij, Sokol Havolli e kishte një dhe ia dhuroi Lilës.

Ai thotë se kjo i pëlqeu shumë futbollistit të Kombëtares. /Telegrafi/

Exit mobile version