Një video magjepsëse që tregon qëndrimin e një çifti në një dhomë hoteli luksoz nënujor ka pushtuar rrjetet sociale duke ndezur një mori reagimesh nga përdoruesit.
Pamjet e shpërndara nga Kara dhe Nate në Instagram, ofrojnë një vështrim në përvojën e tyre unike të qëndrimit nën sipërfaqen e oqeanit.
Në video ata shihen duke hyrë në apartamentin e tyre të jashtëzakonshëm përmes një ashensori privat, përcjell Telegrafi.
Ndërsa eksplorojnë thellësitë e oqeanit, ata mahniten me pamjen panoramike të jetës detare.
Që nga postimi i pamjeve, ato kanë grumbulluar mbi 70 milionë shikime.
Por, videoja ka ngjallur edhe debate te përdoruesit me disa që shprehnin shqetësim për thellësinë e panjohur të oqeanit. /Telegrafi/