Një ngjarje e papritur në Qendrën e Reciklimit Pitsea, në Esexx të Anglisë, ka dërguar në evakuimin e hapësirave.
Raportohet nga mediat se një dhi e madhe depërtoi brenda në zonë.
Leigh Perry, menaxhere e Shoqërisë për Mbrojtjen e Kuajve të Esexx, ka ndihmuar në kapjen e dhisë, e cila u kuptua se i përket njërit prej fqinjëve të saj, përcjell Telegrafi.
“U desh ndihma e disa prej neve, pasi dhia nuk ishte shumë ‘bashkëpunuese’”, tha ajo.
Ndryshe, publiku është njoftuar se për të siguruar vizitat e ardhshme, duhet të bëjnë rezervime paraprakisht në faqen e internetit, në mënyrë që të shmangin surprizat e ngjashme me atë të dhisë Roger.
Këshilli i Qarkut Esexx, ka shprehur falënderim për shpejtësinë dhe profesionalizmin e stafit të qendrës, dhe ka konfirmuar se pas masave të ndërmarra, Qendra e Reciklimit Pitsea, është hapur përsëri për publikun. /Telegrafi/