Një dhi që u dërgua në një strehimore në Gjeorgji me një sëmundje të shtyllës kurrizore, po mëson të vrapojë për herë të parë në jetën e saj falë një sistemi rrotash.
“TMMA Farms and Sanctuary” në Walton County tha se dhia, e quajtur Itty Bitty, lindi në dhjetor 2022 me një sëmundje të shtyllës kurrizore të ngjashme me spina bifida, e karakterizuar nga dështimi i zhvillimit të duhur të palcës kurrizore ndërsa ishte në mitër, transmeton Telegrafi.
@tmmafarmsandsanctuary #tmmafarmsandsanctuary #animal #rescue #sanctuary #farmtok #goatsoftiktok #babygoatsoftiktok #babygoat #wheel ♬ In da Alabama – BenButch1369??_Official
Veterinerët përcaktuan se operacioni nuk do ta ndihmonte Itty Bitty-n dhe dhia u soll në strehimore nga një adhurues i kafshëve, i cili e kishte ushqyer kecin që nga lindja.
Kujdestarët thanë se gjendja e Itty Bitty e pengon atë të përdorë këmbët e saj të pasme.
Itty Bitty tani po mëson të ecë dhe të vrapojë për herë të parë në jetën e saj pasi strehimorja e kishte pajisur me një palë rrota. /Telegrafi/