Site icon Telegrafi

“Një dhe i vetmi”, Ramos vjen me një postim lamtumirës për Zidanen

Sergio Ramos ka bërë një postim lamtumirës për trajnerin Zinedine Zidane, i cili u largua zyrtarisht nga Real Madridi.

Real Madridi konfirmoi sot gjatë ditës largimin e Zidane nga posti i trajnerit, pasi ishte ky i fundit që kishte kërkuar një gjë të tillë.

Largimi i Zidanes ka lënë shije të hidhur te lojtarët e Realit, të cilët patën një raport të veçantë me legjendën franceze.

Lexo po ashtu Zyrtare: Real Madridi konfirmon largimin e trajnerit Zinedine Zidane

Njëri nga ta padyshim se është edhe kapiteni Ramos, i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë një postim për te.

Ramos e ka falënderuar Zidanen për punën e tij me anë të një postimi në Instagram.

“ZZ, një dhe i vetmi. Ju uroj të gjitha të mirat. Ju e meritoni atë, e keni fituar në vesh. Shijoni jetën dhe familjen tuaj. Të gjitha të mirat, zotëri. Faleminderit, Zidane”, ka shkruar Ramos në profilin e tij. /Telegrafi/

 


Exit mobile version