Një detaj nga seriali legjendar Mr. Bean ka nxitur debat në rrjetet sociale, ku përdoruesit e këtyre rrjeteve po tentojnë t’ia qëllojnë se kush e nget veturën e kaltër.
Reliant Regal shfaqet shpesh në këtë serial, sikurse në versionin filmik ashtu dhe në atë të animuar.
Shoferi i kësaj veture në episodi “Tee Off, Mr. Bean” i kishte ofruar ndihmë Mr. Bean, por se ai e kishte injoruar. Megjithatë, identiteti i shoferi nuk dihet.
Disa konsiderojnë se bëhet fjalë për Irma Goob, vajzën e Bean. E të tjerët nuk besojnë në këtë teori, transmeton Telegrafi.
“Irma është në veturën e kaltër”, “të gjithë mendojnë se është Irma, por konsideroj se është e pamundur”, “në këtë veturë shihet një dorë burri, padyshim që nuk është ajo”, “në një episod Irma dhe Mr. Bean shihen duke kaluar kohë së bashku, e më pas shfaqet vetura e kaltër dhe përplaset në ta”, ishin disa nga komentet në TikTok.
“Mr. Bean” u shfaq në televizionin britanik ITV në vitin 1990, ku më pas arriti kulmin e popullaritetit në 245 shtete. /Telegrafi/
@floptokquen whos the driver..? | #mrbean #mrbeanbluecar #bluecar #weird #driver #scary #fyp #viral #fypシ #fypシ゚viral ♬ original sound – kenlie