Site icon Telegrafi

Një i dënuari për vjedhje ik nga Burgu në Smrekonicë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i dënuari, A. H sot është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicës.

Sipas një njoftimi, mungesa e tij është vërejtur në ora 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve.

“Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia. A. H po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre vite për veprat penale, vjedhje e rëndë dhe vjedhje. Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version