Telegrafi

Një dentist valltar lëndon pacienten e tij

Brandy Fanning, 31-vjeçare, pohon se, dentisti George Trusty kishte vallëzuar nën ritmin e këngës hit të vitit 1976, Car Wash të bendit Rose Royce, derisa kishte qenë duke e rregulluar një dhëmbë brenda gojës së saj.

Ajo ka paditur dentistin Trusty, 57-vjeçar, respektivisht Qendrën e Shëndetit Publik Syracuse në New York, nga e cila kërkon dëmshpërblim prej 300.000 funtesh – duke e akuzuar atë se ka dështuar t’i përmbush detyrimet e saj mjekësore.