Telegrafi

Një dem i arratisur në Pakistan u filmua derisa hyri në një restorant

Një dem i arratisur u filmua duke duke vrapuar nëpër rrugët e një qyteti në Pakistan përpara se të futej në një restorant bifteku nga dera e përparme.

Një video e filmuar në Karaçi tregon demin që endet lirshëm nëpër rrugët e qytetit derisa njerëzit me motoçikleta po e ndiqnin, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si demi i vërsulet një burri që po qëndronte jashtë restorantit. Burri nga paniku hyri brenda, duke u ndjekur më pas nga demi.

Kafsha është parë disa momente më vonë me një litar.

Dëshmitarët thonë se askush nuk u lëndua brenda restorantit. /Telegrafi/