Site icon Telegrafi

Një delegacion i Universitetit të Prishtinës vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore

Dje, në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë, qëndroi rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, i cili u prit nga homologu i tij nikoqir, Zamir Dika. Në takim ishin të pranishëm edhe rektori emeritus i UEJL, akademik Alajdin Abazi, këshilltari i rektorit, Demush Bajrami dhe prorektori i Universitetit të Prishtinës, Faton Berisha, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rektori Dika, theksoi se pas pesëmbëdhjetë vitesh ekzistencë, UEJL ka arritur të ndërtojë një fizionomi autentike dhe origjinale, duke krijuar infrastrukturën e nevojshme për të ngritur seriozisht hulumtimin shkencor dhe për ta shndërruar atë në një kulturë akademike.

“Kemi zhvilluar bazën e të dhënave të hulumtimit shkencor dhe sot profili hulumtues dhe publikimet e stafit shfaqen me një klik si të dhëna të tëra”, nënvizoi rektori Dika, duke shtuar se ka filluar zbatimi i bazuar në performancë dhe në plane individuale të hulumtimit për të gjithë stafin akademik.

Edhe rektori i UP-së, Marjan Dema, foli për nevojën e krijimit të modeleve të reja të përbashkëta të dijes për zhvillimin e performancës hulumtuese.

“Jam ithtarë i një bashkëpunimi cilësor midis universiteteve tona, për të ofruar mundësi të reja për të punuar në projekte të përbashkëta”, tha ndërmjet tjerash rektori Dema./Telegrafi/

Exit mobile version