Një dekelacion joformal i përbërë nga bashkërenduesi kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski, zvë ministri i Arsimit, Petar Atanasov dhe deputeti Muhamed Zekiri, realizuan takim me një delegacion nga Turqia.
Ky takim vjen me rastin e Ditës së Arsimit në gjuhën turke në Republikën e Maqedonisë. Në këtë takim mori pjesë edhe ambasadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, bashkërenduesi Stevo Pendarovski tha se Maqedonia ka një aleat të fortë si Turqia, por edhe një mik të besueshëm me të cilin do të vazhdojë bashkëpunimi, edhe pas anëtarësimit të vendit në NATO.
Nga ana tjetër, delegacioni turk shfaqi mbështetje të paluhatshme të Turqisë për rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Njiherit u shpreh edhe mbështetja e Turqisë me tërë kapacitetet institucionale që i ka./Telegrafi/