Site icon Telegrafi

Një delegacion trepalësh i Parlamentit Evropian mbërrinë sot në Shkup

Në Maqedoni do të vijë sot një delegacion i Parlamentit evropian (PE). Në qendër të bisedimeve me përfaqësuesit e partive politike do të jenë zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Delegacioni përbëhet nga Edurad Kukan, Ivo Vajgl dhe Knut Fleckenstein. Vajgl bën të ditur se delegacioni do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me prokuroren speciale publike, Katica Janeva.

Një ditë më parë, Vajgl dekoari se pret që këto zgjedhje të jenë korrekte, transparente dhe demokratike./Telegrafi/

Exit mobile version