Telegrafi

Një delegacion shëndetësor nga Kosova qëndron në Bruksel

Qëllimi i kësaj vizite ishte familjarizimi i pjesëmarrësve me politikat dhe programet e BE-së në shëndetësi, procesin e politikë-bërjes shëndetësore, qasja më e lehtë dhe e drejtpërdrejtë në fondet e BE-së, rritjen dhe mundësinë për qasjen e pacientëve me barna gjenerike, shkëmbimi i informatave të ndërsjella dhe krijimi e lidhjeve të reja të bashkëpunimit .

Gjate këtyre ditëve ata zhvilluan takime me autoritetet e Departamentit për Shëndetësi dhe konsumatorë DG-SANCO, Këshillin Evropian për çështje ekonomike dhe sociale –EESC, Departamentin për regjione si dhe në Zyrën e Regjionit të Venetos në Bruksel, e cila ishte organizatori i kësaj vizite. Po ashtu është realizuar edhe një vizitë në Parlamentin Evropian ku delegacioni kosovar është njoftuar me punën e këtij institucioni si dhe është vizituar Zyra e veçantë e Komisionit Evropian (EU Enlargement Health) për Kosovën.

Pjesëmarrësit nga Kosova kanë marrë pjesë në Bruksel në debatet që kishin të bënin me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve, programet e BE-së për Ballkanin Perëndimor, për qëndrueshmërinë e tregut evropian të barnave, etj. /Telegrafi/