Delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë njëditëshe në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në përbërje të delegacionit qeveritar janë edhe ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.
Sipas Alsat-M, në kuadër të vizitës, zëvendëskryeministri Osmani së bashku me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit evropian, Genoveva Ruiz Calavera do të bashkëkryesojnë me takimin e 14-të të Komitetit për stabilizim dhe asociim.
“Takimi paraqet komponentë të rëndësishme të procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë, ku do të diskutohet për impulsin e ri evropian, planin e aksionit për zbatim të prioriteteve urgjente reformuese, çështjet e hapura politike dhe për tërë atë që Qeveria tashmë u obligua ta adresojë gjatë takimeve të shumta me përfaqësues të BE-së”, thonë nga Sekretariati për çështje evropiane.
Delegacioni qeveritar do të relaizojë takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Christian Danielsson, prej të cilit do të kërkohet, në pajtim me suksesin gjatë implementimit të obligimeve të ndërmarra, mbështetje e cila do të çonte drejt hapave konkret nga ana e BE-së.
Nga SÇE vlerësojnë se pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit Osmani dhe ministrave Saliji dhe Mançevski vjen në periudhë të agjendës intensive evropiane të Qeverisë, që korrespondon me përkushtimin e fuqishëm dhe obligimet e ndërmarra për përshpejtim të proceseve eurointegruese në Maqedoni./Telegr