Site icon Telegrafi

Një delegacion nga qendra për edukim nga Tirana vizitoi Prishtinën

Një delegacion nga Qendra për Zhvillim dhe Edukim të Fëmijëve nga Tirana, ka vizituar gjatë javës Komunën e Prishtinës.

Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, në vizitën dyditore, delegacioni i përbërë nga Zhaneta Beqiri (drejtoreshë e përgjithshme e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve), Enkeleda Isaku (drejtoreshë e Drejtorisë së edukimit dhe zhvillimit), Elona Hasko (përgjegjëse e sektorit të edukimit dhe kujdesit psiko-social), si dhe Dorian Xhaja (specialist i zyrës për burime njerëzore), u takuan me Drejtoreshën e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavcin, shefen e Kabinetit të Kryetarit Shpend Ahmeti, Fitore Pacollin, dhe zyrtarë të tjerë.

Interesimi kryesor i mysafirëve ishte arsimi parafillor në Prishtinë, kopshtet dhe çerdhet, me theks të veçantë tek çerdhet me bazë në komunitet si ide që mund të implementohet edhe në Tiranë.

Kjo vizitë vjen pas asaj të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj, dhe zotimeve të dy kryetarëve për bashkëpunim sa më të ngushtë të të dy qyteteve.

Exit mobile version