Site icon Telegrafi

Një delegacion nga Kongresi amerikan, viziton Kosovën

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, sot pret në takim delegacionin e Komisionit të Partneritetit për Demokraci (House Democracy Partnership-HDP) të Kongresit të SHBA-së.

Në faqen e Partneritetin për Demokraci në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë shkruar për vizitën në Kosovë, ku thuhet se HDP po punon ngushtë këtë javë me Parlamentin e Kosovës për çështje të caktuara.

“Partneriteti për Demokraci në Dhomën e Përfaqësuesve, po punon ngushtë këtë javë me Parlamentin e Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me kërkimin dhe arkivimin – elemente kritike për llogaridhënien dhe profesionalizmin e legjislaturës”, shkruan në Twitter.

Exit mobile version