Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri me bashkëpunëtorë udhëtoi për një vizitë në Zvicër, ku fillimisht do të vizitojnë Degën e LDK-së atje dhe disa nga strukturat e saj si dhe komunitetin e mërgimtarëve kosovarë në këtë shtet mik të Kosovës.
Në njoftimin e LDK-së, thuhet se delegacioni i LDK-së do të kenë takime të niveleve të ndryshme edhe me përfaqësues e partner vendor të komunitetit tonë atje.
“Darka e Lamës” do të jetë eventi që do të tubojë mërgimtarët rreth sofrës së falënderimit, një festë e kthyer në traditën tonë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri shoqërohet nga anëtari i kryesisë, Muharrem Svarqa dhe Sali Morina, koordinator për Zvicër. /Telegrafi/