Site icon Telegrafi

Një delegacion i Komisionit Evropian vlerëson sot Programin për Reforma në Ekonomi

Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë një delegacioni nga Komisioni Evropian, i kryesuar nga Uwe Stamm, shef i Njësisë DG ECFIN.

Vizita realizohet me qëllim të vlerësimit të dokumentit të Programit për Reforma në Ekonomi (PRE) 2018-2020 të hartuar nga Institucionet e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë vizitës delegacioni evropian do të takohet me Ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe me koordinatorët e fushave të Programit për Reforma në Ekonomi. /Telegrafi/

Exit mobile version