Telegrafi

Një delegacion i KFOR-it vizitoi Maqedoninë, u realizuan takime të rëndësishme

Një delegacion nga misioni i KFOR-it në Kosovë, i udhëhequr nga komandanti i këtij misioni, gjeneral-major Salvatore Cuoci, e vizitoi Maqedoninë.

Delegacioni i lartpërmendur u prit nga Ministria e Mbrojtjes (MM) dhe nga Shtatmadhoria e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM).

Cuoci realizoi takime të ndara me Radmilla Sheqerinskën, ministre e Mbrojtjes, dhe me gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski, shef i shtabit të URM-së.

Nga Shtabi i URM-së bëjnë të ditur se delegacioni u njoh me aktivitetet e URM-së, në lidhje me situatën e tanishme në kufirin jugor, rreth çështjes së krizës së migrantëve, si edhe mundësia për të shfrytëzuar poligonin Krivollak për ushtrimet e personelit të misionit./Telegrafi/