Telegrafi

Në Kroaci lindi një qengj që u krijua duke kryqëzuar një dhi dhe një dele

Një dele në Sllavoni të Kroacisë lindi një qengj që u krijua duke kryqëzuar një dhi dhe një dele, e cila është një ekzemplar jashtëzakonisht i rrallë i kësaj lloj kafshe në botë.

“Është një mrekulli e botës”, tha pronarja Mirna Milas para njerëzve që erdhën për të fotografuar këtë kafshë të pazakontë.

Ndryshe, dhitë ndonjëherë dinë të kalojnë kufijtë midis specieve, veçanërisht kur delet janë afër, raporton index.hr.

Disa përpjekje të tilla rezultuan në krijimin e një hibridi.

Për shkak të dallimit në numrin e kromozomeve, shumica e kryqëzimeve të tilla lindin të vdekur, por herë pas here “matematika dështon”.

Ka më shumë shembuj të kryqëzimeve të deleve dhe dhive në Kinë, Xhamajka, Maltë dhe Gjermani. /Telegrafi/