Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti, në gjendje të dehur ka tentuar që me veturën e tij t’i shmanget patrullës policore, e cila i kishte dhënë urdhër për ndalje.
Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë. I dyshuari gjithashtu ka kërcënuar zyrtarët policorë. Në konsultim me prokuronin, i njëjti është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, në fshatin Llapnasellë të Graqanicës, gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij në gjendje të dehur, për t’iu shmangur dënimit për kundërvajtje në trafik u ka ofruar zyrtarëve policorë mito në shumë prej 50 eurove.
I njëjti është mbajtur në stacion derisa është këndellur dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/