Telegrafi

Një dasmë luksoze në Angli shndërrohet në një zënkë masive – të ftuarit godasin me grusht njëri tjetrin, nuk “kursejnë” as karriget

Pamjet e publikuara më poshtë thuhet se tregojnë momentin kur një dasmë luksoze shndërrohet në një përleshje të përgjakshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e përleshjes tregojnë të ftuarit duke u goditur me grushte, ndërsa të tjerët hedhin karriget në dhomën e ceremonisë.

Siç bëhet e ditur, përleshja masive u zhvillua në Regent Hall në Bolton, Greater Manchester – Angli, më 24 gusht.

Skenat e dhunshme u shkaktuan kur një burrë iu afrua një mysafiri të ulur dhe i goditi kapelën, gjë që çoi në një zënkë të plotë.

Një burrë u arrestua me dyshimin se kishte sulmuar një nga disa oficerë policie të thirrur për të ndaluar “sherrin e madh”.

Të ftuarit, kryesisht burra të moshës së mesme, mund të shihen duke hedhur grushte, ndërsa personi që filloi përleshjen sulmohet më pas me një shtyllë.

Atje dëgjohen britma teksa njerëzit përpiqen më kot të ndalojnë, ndërsa të tjerët vrapojnë të dëshpëruar për t’u mbrojtur.

Pamjet, të cilat u bënë virale, tregojnë edhe se si nusja dhe dhëndri ndihen të pafuqishëm ndërsa të ftuarit luftojnë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/