Site icon Telegrafi

Një dashuri si kjo, Ariana zgjedh fjalët më të ëmbla për t’ia uruar ditëlindjen Ermalit

Tashmë dihet se janë ndër çiftet më të lumtura të estradës sonë muzikore shqiptare.

Bëhet fjalë për Ermal Fejzullahun dhe bashkëshorten, Arianën, ku kanë krijuar edhe një familje për zili.

Por, gjatë ditës së sotme bukuroshja u kujdes që t’i bëjë një urim romantik këngëtarit me rastin e 31 vjetorit të lindjes.

Ajo ka përzgjedhur fjalët më të ëmbla për burrin ndër të tjerash e ka falënderuar që po e bën të lumtur çdo ditë e më tepër.

“Faleminderit për çdo sekond të jetës që më bën të jem e lumtur që jam pranë teje. Të paça gjithmonë afër…Të dua”, ka shkruar ndër të tjerash Ariana në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Ermali dhe Ariana janë duke pritur që në jetë t’iu vije edhe një fëmijë, përkatësisht familjes t’iu shtohet pasardhësi i katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version