Site icon Telegrafi

Një dasëm si në Galiçnik, mësoni detaje nga kjo traditë në Maqedoni (Foto/Video)

Fshati Galiçnik në rajonin e Mavrovës-Dibrës është i njohur për festivalin e dasmës që njihet si Festivali i martesës në Galiçnik, manifestim që ka marrë nam ndërkombëtar.

Në këtë ceremoni që zgjatë për dy ditë me rresht, martohet një çift i përzgjedhur në mënyrë tradicionale që njihet si ”martesa e Galiçkës, kurse aktiviteti kryesor mbahet në Kishën e Shën Pjetrit, më 12 korrik të secilit vit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjatë dasmës, mblidhen burra dhe vallëzojnë të ashtuquajturën Vallja e rëndë, që simbolizon vuajtjen e popullit maqedonas gjatë shekujve. Mirëpo, çifti i dasmës nuk zgjidhet hë për hë, por ka një garë që organizohet se kush do të përzgjidhet çifti i dasmës së radhës.

Festivali ka disa tipare pagane, pasi që një grup nga të afërmit e dhëndërit i vizitojnë familjarët e vdekur te varrezat, ndërkaq dhëndëri i fton të vdekurit e afërm që të marrin pjesë në dasëm, që më pastaj të ftohet në dasëm edhe kumbara i shtëpisë.

Ceremonia vazhdon me ruajtjen e mjekrës së dhëndërit te shatërvan ”Upija”. Ky proces kryhet nga një shok i dhëndërit dhe ka një simbolikë të ndarjes së djalit nga nëna dhe babai.

Më pastaj, formalisht shkohet te shtëpia e nuses për të kërkuar dorën e saj. Dhëndëri mbledh rreth 50 të afërm të tij për ta kryer këtë ceremoni, kurse krushqit udhëhiqen nga bajraktari dhe miqt e tij. Flamuri vendoset në dritare, dhe nusja duhet të shikojë dhëndërin përmes unazës, i cili duhet që të puthë duart e prindërve të vajzës, të cilët ia vendosin një peshqir në supe, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ceremonia përfshinë edhe dhënien e disa dhuratave për nusen nga ana e nënës së dhëndërit, që më pastaj vajza të vishet si nuse, pra të bëhet gati. Në shtëpinë e dhëndërit, nusja pritet me një sitë, tortë dhe një kupë me verë. Nëna dhëndërit rrotullohet tri herë rreth nuses, duke e prekur nusen me tortë në kokë.

Dasma vazhdon me ecjen në kishë ku kryhet një ceremoni fetare, dhe më pastaj vazhdon me ahengun te shatërvani ”Upija”, që i paraprin një dolli e thirrur nga vetë dhëndëri.

Dasma përfundon me vallëzime të burrave, por edhe të grave, ku përfshihet edhe nusja.

Në përgjithësi, ceremonia e dasmës mbledh së bashku edhe njerëzit e skenës politike, delegacione nga jashë, vizitorë të ndryshëm të cilët mahniten nga kjo ceremoni që kombinon traditën muzikore dhe atë të vallëzimit, së bashku me veshjen e larmishme të kostumeve tradicionale./Telegrafi/

Exit mobile version