Telegrafi

Një dallgë uji përfshin sërfistin, shpëtimi i vështirë mes dallgëve (Video)

Një dallgë gjigante ka përfshirë Toby Cunningham, sërfistin 41 vjeçar amerikan në brigjet e Nazare, në Portugali.

Sportisti ka humbur ekuilibrin teksa po përpiqej ta kalonte dallgën me tavolinën e tij, duke u mbuluar nga një mur i vërtetë uji.

Motorët e ujit rendën për ta shpëtuar, duke u përpjekur të arrinin Cunningham, por dallgë akoma më të mëdha kanë ngadalësuar operacionin.

Pas disa minutash ekipet e shpëtimit arritën të gjejnë dhe ta shpëtojnë, përcjell bw.

‘Këtu në Nazare Oqeani bën atë që do, për ne sërfistët profesionistë rreziku është i përditshëm’, ka treguar Cunningham për mediat lokale. ‘Në situata si kjo e sotmja gjendja mendore është thelbësore. Duhet të jesh i zoti të ruash qetësinë, të zhytesh kur vjen dallga dhe të ngrihesh në sipërfaqe pas disa sekondash për të marrë frymë, në pritje të forcave të shpëtimit’.