Një version lansimi i kamionçinës së ardhshme Cybertruck u pa me një mbështjellës të ri kamuflazhi dixhital me shumë ngjyra.
Nuk dihet nëse Tesla do të ofronte këto lloj mbështjellëse për pronarët e Cybertruckut, transmeton Telegrafi.
Tesla ka përdorur rrallë materiale kamuflazhi ose mbështjellëse në automjete prototip, por kohët e fundit ka përdorur më shpesh mbështjellës në Cybertruck.
Shumë kamionçina elektrike u vunë re të kamufluara dhe së fundmi kemi parë gjithashtu disa Cybertrucks me mbështjellëse për t’i bërë ato të duken si kamionçina të tjera, si Ford F-150 dhe Toyota Tundra.
Tani një Tesla Cybertruck me një mbështjellëse me shumë ngjyra është pikasur së fundmi. /Telegrafi/
it’s huge! ?? pic.twitter.com/NDjrB7gKXw
— kjoule11 ?️ (@kjoule11) September 21, 2023