Manteli që Lionel Messi kishte veshur për të ngritur trofeun e Kampionatit Botëror thuhet se ka kushtuar jo edhe pak.
Argjentina triumfoi në një ndeshje klasike të të gjitha kohërave të dielën teksa mundi Francën me penallti (4-2) pas një barazimi emocionues 3-3 në Katar pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve.
Kapiteni Messi më pas kishte përgjegjësinë për të ngritur trofeun për vendin e tij në Botërorin e tij të pestë dhe të fundit.
Por, pak sekonda përpara se ta bënte këtë, Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani vendosi një “bisht” (emërtim tradicional) – që është një mantel tradicional i meshkujve i popullarizuar në botën arabe – mbi supet e tij.
Messi më pas iu bashkua shokëve të tjerë të skuadrës dhe vazhdoi të festonte me trofeun ikonik të artë.
Tani është zbuluar se krahët e kostumit në Katar si “bisht” – kanë kushtuar mbi katër mijë euro (secila nga dy mijë) – gjersa ishin bërë me porosi për kapitenët përkatës, Messi dhe kapitenin e Francës, Hugo Lloris – që shkon në vlerën e tetë mijë eurove.
Rrobaqepësi nga Katari, Muhammad Abdullah Al-Salem ishte përgjegjës për prodhimin e dy kostumeve të veshjeve.
Ai i tha Esquire Middle East Arabic: “Në fillim, nuk ishim të vetëdijshëm kur na kërkuan ta dizajnonim këtë bisht që ishte për kampionin e Kupës së Botës”.
“Ne ishim të befasuar që bishti që kishte veshur Messi ishte nga dyqani ynë dhe u ndjeva krenar kur dija që dyqani ynë ishte zgjedhja e parë e zyrtarëve për të prodhuar këtë bisht”.
Duke folur konkretisht se cili duhet të ishte dizajni, ai më pas shtoi: “Specifikimet e kërkuara ishin që bishti të ishte i lehtë, gjë që e kuptuam më vonë dhe na u duk logjike dhe qëllimi i tij është që uniforma e ekipit fitues të duket qartë nga pas”.
Messi fitoi Topin e Artë për paraqitjet e tij të bujshme në Kupën e Botës – që përfshinte shtatë gola dhe tre asistime.
Por ai humbi për pak “Këpucën e Artë” pasi het- triku i Kylian Mbappes e pa atë të shënonte tetë gola në Katar. /Telegrafi/