Një copë torte 77-vjeçare nga dasma e Mbretëreshës Elizabeth II me Princin Philip u shit në ankand për 2800 dollarë.
Copa e tortës ishte e paketuar në një kuti që mbante shenjat e argjendta të princeshës Elizabeth II-të dhe përfshinte një letër të printuar nga nusja dhe një mbulesë dekorative.
Copa e tortës i ishte dhënë Marion Polson, shërbëtores së shtëpisë në Holyrood House në Edinburg, Skoci, si dhuratë nga çifti mbretëror, shkruan upi.com.
Shtëpia e ankandeve Reeman Dansie njoftoi se pjesa e tortës, pjesë e një ëmbëlsirë që atëbotë kushtonte 500 funte (600 euro) të shërbyer në dasmën e 20 nëntorit të vitit 1947, u shit në ankand për 2831 dollarë (2671 euro). /Telegrafi/