Telegrafi

Një ‘çmenduri’ e vërtetë! Pilotja del nga aeroplani dhe kërcen “Kiki Challenge” bashkë me stjuardesën

Ky është momenti zbavitës kur një pilote vendosi të marrë një pushim nga detyrat e drejtimit të avionit, për të realizuar vallëzimin e “Kiki Challenge”.

E shoqëruar nga kolegia e saj, pilotja Alejandra Manriquez shihet teksa lëshon aeroplanin në ecje, ndërsa del jashtë për të kërcyer, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Trendi i kësaj sfide që ka përfshirë globin është një sfidë e cila detyron një individ që të hapë derën e pasagjerëve të makinës, duke vazhduar të kërcejë së bashku me makinën në lëvizje nën ritmet e këngës “In my feelings” të reperit kanadez, Drake.

Kjo sfidë ka tërhequr vëmendjen e miliona e njerëzve, duke përfshirë emrat e njohur si Will Smith dhe Hugh Jackman.

Alejandra, dashuria e së cilës për aviacionin filloi pas mbarimit të shkollës së mesme, së pari filloi të punonte si ndihmës-mjeke e fluturimit para se të hynte në shkollën e fluturimit.

Ajo tani fluturon me avionë privatë në të gjithë Oqeanin Atlantik dhe ka fluturuar në më shumë se 40 vende.

“Aviacioni është një karrierë e bukur, por shumë e kërkuar, ju duhet ta doni, në mënyrë që të jeni në gjendje ta ndiqni me sukses me pasion të mjaftueshëm, duke kapërcyer të gjitha pengesat që do të jenë në rrugën tuaj”, thotë Alejandra.

Ky version “Kiki Challenge” deri më tani ka mbledhur më shumë se 25.000 shikime në Twitter. /Telegrafi/