Site icon Telegrafi

Një çift nga Uruguai dëshiron ta emërojë vajzën Vuvuzela

Bëhet fjalë për dy tifozë të mëdhenj të futbollit, por nuk është e qartë se çfarë i ka shtyrë ata t’ia japin emrin e pajisjes irrituese – një gypi plastik që tashmë një muaj po krijon një zhurmë të padurueshme në Kupën e Botës, Afrika e Jugut 2010.

Por, ende nuk dihet nëse do të realizohet kjo dëshirë e çiftit pasi sipas ligjeve të Uruguait ndalohet që fëmijëve t’u jepet emër që ka tingull ironik ose është shumë i pazakonshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version