Telegrafi

Një çift në Kanada mbetën të habitur nga “dritat misterioze vezulluese në horizont – që rrinin pezull mbi një lumë”

Një çift në Kanada kanë mbetur të habitur pasi kanë parë dritat “pulsuese, të shndritshme si dielli” që rrinin pezull mbi një lumë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Justin Stevenson, 49 vjeç, tha se “ndihej sikur ishte në një film fantastiko-shkencor” pasi ai dhe partnerja e tij Danielle, 32 vjeç, vunë re fenomenin e çuditshëm.

Justin mund të dëgjohet duke pyetur veten se cilat ishin dritat e çuditshme, përpara se të pyeste nëse mund të ishte natyrë jashtëtokësore.

Fenomeni thuhet se ndodhi muajin e kaluar dhe e shtyu çiftin të ndalonte makinën e tyre për të parë më mirë anomalitë e çuditshme. /Telegrafi/