Prindërit e Sarah Hayward kanë pasur një udhëtim katër mujor nëpër botë dhe para aventurës së madhe kanë kontrolluar çdo pajisje në shtëpi.
Megjithatë, ata nuk e prisnin që frigoriferi fantastik t’i “mashtronte” dhe të krijonte një rrëmujë të plotë.
Bashkëshortët kanë një frigorifer dhe një akull-bërës, transmeton LadBible.
Duke marrë parasysh aventurën disamujore, ata vendosën të ndalonin prodhimin (automatik) të akullit, duke hequr kovën e magazinimit.
Ata menduan se kjo do të mjaftonte, por pas kthimit i priste një surprizë e vërtetë.
Në videon e cila ka 11 milionë shikime, shohim babanë e Sarës duke u përpjekur të hapë derën e frigoriferit, por nuk është një detyrë e lehtë.
Kur ai ia doli me qëllimin e tij, një grumbull kube akulli që pajisja kishte prodhuar vazhdimisht për katër muaj u derdhën në dysheme!
“O Zot”, thirri gruaja, para se të fillonin të qeshnin së bashku.
Vajza e tyre ka shpjeguar në komente se frigoriferi ka një sensor që kontrollon sasinë e akullit në kovë, e cila thjesht “mashtrohet”.
“Ata e nxorën jashtë duke menduar se do të fiknin makinën e akullit, por ky ishte një gabim. Nuk e kam dëgjuar kurrë nënën time të qeshte kështu. Ishte fantastike”, pohoi ajo. /Telegrafi/