Site icon Telegrafi

Një çift kinez shet foshnjën për ta blerë celularin

Kjo bebe është shpëtuar javën e kaluar nga policia, e cila e kishte gjetur atë te disa tregtar me qenie njerëzore, të cilët ishin përpjekur që këtë foshnje të stërshitnin për një çmim prej 1.464 dollarësh.

Babai i foshnjës, 21-vjeçari Li, ka bërë të ditur se kohë me parë e dashura e tij 19-vjeçe e kishte lindur këtë foshnje, mirëpo nuk kishin pasur para për rritjen e saj, andaj kishin vendosur ta shisnin atë.

“Kur mora 366 dollarë për foshnjën, mendova se mund ta blej telefonin celular, të cilin e dëshiroj që sa e sa kohë”, ka thënë ai.

Ky çift është arrestuar nga policia dhe për momentin ndodhet në burg. /Telegrafi/

Exit mobile version