Mikpritja e një anëtari të ri të familjes është gjithmonë një moment i bukur dhe një çift i ri kanadez do të ketë një kujtim veçanërisht të dashur.
Havilah Heger Wiley dhe burri i saj, Stephen kanë adoptuar një qen që fjalë për fjalë ka udhëtuar gjysmën e botës për të arritur në shtëpinë e tyre.
Përkatësisht, ata adoptuan një femër nga një strehë indiane dhe momentet e para të jetës së tyre së bashku i kanë regjistruar dhe publikuar në Instagram.
Indian Express thekson se turistët në Indi shpesh blejnë qen, por çifti këmbënguli të adoptonte një endacak nga një strehë e braktisur e kafshëve. Ata janë marrë me shkresa për muaj të tërë dhe në video shohim se si ajo pritje u shpërblye kur Indy mbërriti në Kanada.
Indy i përket racës së pariahut indian dhe besohet të jetë qeni i parë i zbutur në histori. Ajo në fillim ishte pak mosbesuese, gjë që është e kuptueshme duke pasur parasysh përvojat e saj të mëparshme me njerëzit. Por me kalimin e kohës, ajo u qetësua dhe iu dorëzua kujdesit dhe edukimit të këtij çifti të ri.
Ndjekësit janë prekur dhe emocionuar nga kjo histori të cilën e kanë shkruar në komente.
“Dhe një familje e mrekullueshme ka adoptuar një qen të bukur dhe ata kanë jetuar të lumtur përgjithmonë”, “Faleminderit për këtë, më keni sjellë kaq shumë gëzim”, “Shpresoj që më shumë indianë të fillojnë ta vlerësojnë këtë racë të mrekullueshme”, “Ajo është e bukur dhe e lumtur që jam me ty”, janë vetëm disa nga komentet. /Telegrafi/