Site icon Telegrafi

Një ‘cicërimë’ e Philippe Coutinho në ‘Twitter’ e vitit 2011 kthehet në virale pas paraqitjes së tij ndaj Barcelonës

Philippe Coutinho mund të ketë shuar çdo shpresë që ai të kthehet te Barcelona, klub që mban kartonin e tij.

Braziliani është në huazim te Bayern Munich për këtë sezon dhe në ndeshjen ndaj Barceonës  i ardhur nga bankina ka shënuar dy herë në fitoren e skuadrës së tij 8-2.

Dita e parë e kthimit të tij në stërvitje te Barcelona pas disa javësh mund të jetë interesante.

E ardhmja e ish mesfushorit të Liverpoolit është në ajër, pasi duhet të kërkojë një kub të ri e ku rikthimi në Ligën Premier është më i munduri.

Pas dy golave ​​kundër klubit të tij, emri i Coutinho doli si befasi në “Tëitter”, por m tendencë.

Por jo për dy golat e tij, por për një “cicërimë” që ai e kishte postuar në vitin 2011, i cili shpejt u bë virale.

Më 3 shtator 2011, Coutinho shkroi: “Përshëndetje. Sot patëm një ndeshje kundër ekipit të juniorëve. Kam shënuar dy gola. Tani jam në shtëpi duke parë një film. Shihemi”.

 

Me shaka shumë tifozë të futbollit kanë shkruar se mund ta përdorë të njëjtin shkrim për ndeshjen e mbrëmshme.

Coutinho në atë kohë ishte te Interi dhe duke luftuar që të bëjë vend në ekipin e parë para se të huazohej te Espanyol.

Vetëm kur ai nënshkroi me Liverpoolin për 8.5 milionë euro në janar të vitit 2013, filloi karriera e tij e madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version