Fotografi i “Observer”-it, Gary Calton, me projektin “Qytetarët e kohës tonë” ka shkrepur momentet e protestave të ndryshme, që nga Etërit për Drejtësi deri te kriza klimatike, dhe së fundmi protestat për Luftën në Ukrainë. Shumica e fotografive janë të ilustruara me tekste të protestuesve. Fotot e përzgjedhura nga ditorja “Guardian”, Telegrafi i sjell si më poshtë.
Neonila, për Ukrainën, 2022
“Së pari të injorojnë, pastaj qeshin me ty, pastaj luftojnë me ty, pastaj ti fiton”.
Fushata Louise Woodward, 1997
Projekti “Qytetarët e kohës tonë” nisi në vitin 1997 dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, duke synuar të krijojnë një arkiv të protestuesve, të zërave dhe çështjeve të tyre.
Aktivist kundër Luftës në Irak, 2003
I gjithë teksti është shkruar me dorë nga aktivistët, direkt në foton e shtypur.
Eddie Thornton, protestues kundër shpimeve për nxjerrje gazi dhe nafte, 2017
Koleksioni paraqet njerëzit që ishin mjaftueshëm të guximshëm për të dalë në rrugë.
Fushata Vrajeni Ligjin, 2021
Teksa ligji për policinë, krimin, dënimet dhe gjykatat arriti në fazat e tij përfundimtare, protestuesit e dënonin si sulm ndaj lirive qytetare.
Ruben, kriza klimatike, 2019
Shumëkush protestonte këtu për herë të parë. Shumica mendonin se të gjitha rrugët e tjera të fushatës ishin shteruar.
Etërit për drejtësi, 2004
Disa ishin internacionalistë në kauzën e tyre. Shumë prej tyre kanë arritur t’i ndryshojnë politikat e qeverisë, ndërsa të tjerët kanë edukuar publikun.
Lirojeni aktivisten Nazanin, 2021
Shumë aktivistë u injoruan, por në fund u vërtetua se kishin të drejtë.
Georgia, të drejtat e barabarta, 2021
“Është detyrë e jona të protestojmë sa herë që shohim padrejtësi. Së bashku jemi më të fuqishëm”.
Rahila Gupta, Motrat e Zeza, 1998
“Sistemi ligjor anglez nuk mund të bëjë dallimin midis atyre që vrasin për interesin vetjak dhe për pushtetin – dhe atyre që e bëjnë këtë nga dëshpërimi dhe varfëria”.
Jetët e zeza vlejnë, 20200
“Ne jemi e ardhmja, ne jemi ndryshimi”
/Telegrafi/