Site icon Telegrafi

Një çaj për flokë të bukur

Çajrat bimore i japin gjallëri dhe shkëlqim flokëve tuaj. Kamomili për shembull, që ne pimë në mbrëmje për t’u çlodhur ka një efekt shkëlqyes për flokët.

Nëse keni zbokth, trumza është aleati juaj më i mirë. Ashtu si kamomili ju mund të zieni në ujë disa lule kamomili dhe më pas ta filtroni. Pastaj shtoni dy lugë uthull dhe përdoreni atë si balsam për flokët.

Së fundi, në qoftë se flokët tuaja janë të lodhura, përdorni hithrën, këshillon Living. Zieni disa gjethe hithër dhe më pas me lëngun e saj shpëlani kokën. /Telegrafi/
 

Exit mobile version