Sezonet ndryshonin, por një Cadillac i vjetër, i parkuar në Brooklyn Street mbetej i njëjtë.
Madje, sipas vlerësimeve nga një banor i lagjes prej shumë kohësh, kjo veturë ka qenë atje që nga viti 1994, përcjell Telegrafi.
Dhe njëzet e pesë vjet më vonë, vetura, prodhim i vitit 1971 bëri rrugëtimin e tij pas më shumë se dy dekadash, duke u larguar nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut.
E gjitha ndodhi, pasi që një banor i Windsor Park u ankua.
Megjithatë, mediat raportojnë se vetura ishte një pikë referimi lokale.
Ajo ishte në pronësi të një njeriu të moshuar që thuhet se vuante nga një sëmundje mendore, i cili nuk ishte në gjendje të kujdeset për të, sipas banorëve lokalë.
Përkundër faktit se dikush ishte ankuar për prezencën e saj, disa të tjerë banorë janë shprehur të “mërzitur” për largimin e saj.
“Kjo makinë ishte një lloj simboli në këtë komunitet”, ka thënë një fqinj me emrin Jake. /Telegrafi/