Kur meshkujt zbulojnë se do të bëhen gjyshër për herë të parë, është një moment prekës i mbushur me ndjenja gëzimi dhe emocioni.
Një moment i tillë është ndarë nga Jeevan Brown në rrjetet sociale.
Ai publikoi një video në TikTok në të cilën i tregon babait të tij se do të bëhet gjysh.
Ai ia bëri të ditur lajmin duke i dhënë një letër ku i tregonte se do të kishte një nip.
@jeevan.brown After finding out we were having a baby we waited 3 months to tell our parents and everybody else. My dad was over the moon filled with joy. #babyreveal #pregnancy #trimester1 #trimester2 #grandpa #grandad #baby #babyboy #firstchild #firstgrandbaby #firstgrandchild ♬ original sound – jeevanbrown
Në letër thuhej “e vetmja gjë më e mirë se të jesh babai im është të jesh gjyshi i foshnjës sonë”.
Kur gjyshi kuptoi se do të kishte një nip, u gëzua pa masë. Reagimi i tij u bë viral dhe kënaqi shumë njerëz.
Videoja ka mbledhur më shumë se 1.6 milion shikime dhe mbi 184,600 pëlqime. /Telegrafi/