Site icon Telegrafi

Një burrë zbuloi se do të bëhej baba për herë të katërt, shikoni reagimin e tij

Anissa Cofer nga Teksasi publikoi një video në TikTok të momentit kur i tha bashkëshortit të saj, James se familja e tyre së shpejti do të ketë një anëtar të ri.

Cofer papritur mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të katërt dhe reagimi i babait të saj bëri të qeshnin të gjithë.

Në videon virale, Anissa vendos një kamerë të fshehtë për të regjistruar reagimin e të shoqit. Ajo pa shaka i thotë të hapë zarfin në krevat. James nxjerr një copë letër nga zarfi dhe habitet nga ajo që sheh.

“Anissa, jo! Jo! Mos ma bëj këtë. Të lutem, më thuaj që po bën shaka”, thotë me mosbesim burri duke mbajtur kokën.

Gruaja më pas i tregon një test shtatzënie dhe konfirmon se sërish po bëhen prindër, duke i dhënë fund videos.

“Reagimi më i ashpër ndonjëherë”, “Kështu do të reagoja si nënë”, “Ky do të ishte pikërisht reagimi im”, janë disa nga komentet e shumta. /Telegrafi/

@anissacofer Needless to say, she’s the blessing we never knew we needed. ??#babynumber4 #pregnancyannouncement #blessed ♬ original sound – The Cofer Family ?
Exit mobile version