Telegrafi

Një burrë i vuri flakën vetes jashtë gjykatës në Manhattan, ku po vazhdon gjyqi kundër Trumpit

Një burrë ka djegur vetveten jashtë gjykatës në Manhattan, New York ku po zhvillohet gjyqi kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Burri hyri në parkun përballë gjykatës, duke hedhur fletushka në ajër, tha një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit për CNN.

Ai më pas nxori diçka nga një çantë shpine – nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë ishte – dhe e ndezi veten në zjarr, tha zyrtari.

https://youtu.be/t-WXsOiQkWE?t=1

Të paktën një person përdori një zjarrfikëse në përpjekje për të shuar zjarrin.

Detaje të mëtejshme nuk ishin të disponueshme menjëherë ndërsa autoritetet amerikane kanë filluar hetimet.

Ndryshe, Trump është në gjyq për falsifikimin e dokumenteve të biznesit në rastin e pagesave sekrete në para për aktoren pornografike, Stormy Daniels dhe përballet me 10 vjet burg.

Ish-presidenti amerikan u deklarua i pafajshëm për 34 akuza të aktakuzës. /Telegrafi/