Telegrafi

Një burrë vrau tetë persona të së njëjtës familje në periferi të Çikagos, pastaj veten – shefi i policisë thotë se nuk ka parë krim më të rëndë në 29 vjet

Një burrë që dyshohet se ka qëlluar dhe ka vrarë tetë persona në periferi të Çikagos ka qëlluar për vdekje veten pas një konfrontimi me oficerët në Teksas.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia në Joliet tha se Romeo Nance u gjet nga policët pranë Natalia dhe 23-vjeçari i mori jetën vetes pas një konfrontimi.

Hetuesit kanë thënë se nuk dinin për ndonjë motiv për vrasjet, por thanë se burri i njihte viktimat.

Siç bëhet e ditur më tej, viktimat u gjetën të dielën dhe të hënën në tri lokacione të veçanta – disa orë pasi autoritetet paralajmëruan në mediat sociale se burri duhet të konsiderohet “i armatosur dhe i rrezikshëm”.

Një nga personat e vrarë u gjet të dielën në një shtëpi në Will County. Shtatë të tjerë u gjetën të hënën në dy shtëpi në Joliet.

Autoritetet thanë se ata gjithashtu besojnë se nga një tjetër e shtënë në Joliet që plagosi një burrë të dielën lidhet me vargun e dhunës.

Shefi i policisë së Joliet, William Evans tha: “Unë kam qenë polic për 29 vjet dhe kjo është ndoshta skena më e keqe e krimit me të cilën jam marrë ndonjëherë”.

Evans tha se viktimat e gjetura të hënën në shtëpi ishin anëtarë të së njëjtës familje. /Telegrafi/